“Mini Shengeni ballkanik”, nis takimi Rama-Vuçiç-Zaev

Ka nisur në Novi Sad të Serbisë takimi trepalësh mes presidentit Vuçiç dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Të tre liderët pritet të nënshkruajnë një marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave, që është cilësuar edhe si një Mini Shengen ballkanik.

Marrëveshja është kundërshtuar vazhdimisht nga Kosova, e cila është e lënë jashtë saj, pasi e konsideron atë si një rikthim të ish-Jugosllavisë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes të tre liderët Rama, Vuçiç, Zaev do të japin dhe një deklaratë për shtyp për të zbardhur detajet.

Shkarkoni aplikacionin e A2