Objektivi 700 gola, Ronaldo pranë rekordit tjetër historik

Portugali-Luksemburg, Ukraine-Poloni apo Juventus-Bologna. Këto janë tre sfidat e radhës për Cristiano Ronaldon, i cili është pranë një tjetër rekordi fenomenal, atë të arritjes në kuotën e 700 golave.

Aktualisht, ylli portugez numëron 698 të tillë me fanelën e Sporting-ut, Manchester United, Real Madrid, Juventus dhe përfaqësuesen portugeze.

Pjesa me e madhe vjen në vitet e kaluara në Spanjë ndërsa ka shënuar 450 herë me galaktikët. Sevilla është viktima e preferuar e 5 herë fituesit të topit të artë ndërsa në vetëm 14 muaj te Juventus ka arritur të gjejë rrjetën 32 herë.

Në Champions nuk ka rival teksa mban kurorën me 127 gola. Sevilla është viktima e preferuar e Cristiano Ronaldos, skuadër të cilën e ka ndëshkuar plot 27 herë.

Shkarkoni aplikacionin e A2