Qeveria e re VV-LDK, kryeministri del nga partia fituese

Qeveria e re e Kosovës do të formohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. Albin Kurti, Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani arritën të dakordësoheshin që në takimin e parë të negociatave.

Liderët e LDK-së dhe Vetëvendosjes theksuan se ekipet e punës do të harmonizojnë programin qeverisës.

Sa i përket postit të kryeministrit, ai do t’i takojë forcës politike që do të marrw qoftë edhe një votë më tepër pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga KQZ.

Kurti dhe Osmani zbuluan se në qeverinë Vetëvendosje-LDK do të ketë më pak ministri dhe më shumë punë.

Lista Serbe duket se kësaj radhe do të mbetet në opozitë. Kurti tha se do të respektojnë Kushtetutën dhe do të lejojnë që një ministri të drejtohet nga komuniteti serb, por fillimisht do të bisedojë me serbë që e pranojnë Kosovën shtet.  

Shkarkoni aplikacionin e A2