Rama premtoi mbi 5% rritje ekonomike, sot e përgjysmuar

“Objektivi ynë është që të kapërcejmë 5% brenda vitit 2019 dhe në momentin që rritja ekonomike e kalon 5%, është një rritje që fillon e ndihet në të gjithë shtresat”.

Kjo ishte deklarata që kryeministri Edi Rama do të bënte në shtator të vitit 2017, nxitur nga shifrat pozitive të një tremujori më parë, por edhe nga optimizmi i reshjeve të bollshme dhe programit 1 miliard të saponisur me projektet e partneritetit publik-privat.

Por, shkallarja e rritjes ekonomike duket se do të ndalet në 4%-shin e vitit 2018, teksa 2019 me shumë gjasë do të mbyllet me një përgjysmim të shifrave.

Institucionet ndërkombëtare si Banka Botërore kanë përditësuar në rënie parashikimet e tyre, ndërsa qeveria po merr masat për të reflektuar ecurinë anemike të ekonomisë edhe në buxhet.

Me pretekstin e urgjencës nga tërmeti, Financat kanë dorëzuar në Kuvend Aktin Normativ që shkurton të ardhurat në buxhet me 3 miliardë lekë.

Por, faji, më shumë se i tatimeve dhe doganave që nuk kanë realizuar të ardhurat, duket se është i ekonomisë në tërësi, që nuk po performon për shkak edhe të ngadalësimit të reformave, siç vuri në dukje pak ditë më parë edhe Banka Botërore.

Shkarkoni aplikacionin e A2