Roma në sulm për Hysajn, dy kushte për transferimin

Roma rikthen interesin për Elseid Hysajn, pas dëmtimit të rëndë të Zappacosta-s.

Klubi i kryeqytetit italian kontaktoi menaxherin e mbrojtësit shqiptar, rreth afrimit të mundshëm të 25-vjeçarit prej merkatos së janarit.

Që transferimi të realizohet, duhet të plotësohen dy kushte të rëndësishme. Së pari, Napoli duhet të ulë pretendimet financiare, nga 20 milionë euro në 10 milionë euro. Kushti tjetër është kthimi përpara kohe i Zappacosta-s te Chelsea, diçka që parashikohet në kontratën për huazimin pa pagesë.

Nëse gjithçka shkon në rrugën e duhur, Hysaj në janar do të veshë fanellën e Romës, ndërsa Napoli do të përfitojë nga shitja e lojtarit, të cilit i përfundon kontrata në vitin 2021.

Shkarkoni aplikacionin e A2