Rrëzohet kandidatja e Macron, Goulard nuk bind Parlamentin Europian

Parlamenti Europian rrëzon kandidaten e propozuar nga Franca për të drejtuar Komisionin e Industrisë. Ligjvënësit e BE-së nuk mbështetën Silvi Gulard, pasi dështoi të justifikonte rolin e saj në një skandal me punësimin.

Konkretisht, ish ministrja e mbrojtjes akuzohet se ka punësuar me fonde të BE-së, asistentë për partinë e saj në Francë.

Kjo është hera e tretë që Parlamenti Europian rrëzon një kandidat të presidentes së zgjedhur të Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, për postet kyçe të skuadrës së saj. Më herët ligjvënësit refuzuan propozimin e Hungarisë dhe Rumanisë për shkak të konfliktit të interesit.

Shkarkoni aplikacionin e A2