Shijak, aksident i rëndë mes dy automjetesh, ndërrojnë jetë shoferët

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shijak, pikërisht në lokalitetin Hardhishte.

Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të një prej shoferëve, një shtetas 41 vjeçar, me inicialet N.H.

Personi tjetër, shtetasi M.T. 44 vjeçar i lënduar rëndë u dërguar në Tiranë, por as ai nuk mundi të mbijetojë.

Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje për të hetuar shkakun e aksidentit tragjik.

Shkarkoni aplikacionin e A2