Takim LDK-Vetëvendosje për qeverinë e re në Kosovë, Kurti dhe Osmani optimistë

Optimizëm për qeverinë e re në Kosovës mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Raundi i parë i takimit mes Albin Kurtit, Isa Mustafës dhe Vjosa Osmanit është mbyllur në mënyrë pozitive.

LDK bëri me dije se qeverinë e re do të drejtojë partia me numrin më të madh të votave, ndërsa Vetëvendosje tha se ekipet e punë s’do të harmonizojnë programin qeverisës të dy forcave politike.

“Kosova ka humbur shumë kohë dhe pritjet e qytetarëve janë shumë të larta. Pa humbur kohë ne kemi filluar bisedimet duke nisur me idenë e përbashkët për një qeverisë sa më efikase dhe një shtet sa më të fuqishëm, synimi jonë është që t’i dalim zot nevojave të qytetarëve dhe ta orientojmë shtetin nga drejtësia, zhvillimi”, u shpreh Kurti.

“Sapo zhvilluam takimin tonë të parë me LVV-në për të diskutuar mundësitë e bashkë qeverisjes. Sot kemi diskutuar në nivel të parimeve jo të detajeve më e rëndësishmja se të dy partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë dhe vullnetin e mirë për të punuar në interes të qytetarëve”, tha Osmani.

Shkarkoni aplikacionin e A2