Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Tenton të vjedhë automjetin, por hajduti pengohet nga...vetja

Nga A2 CNN
10 Tetor 2019, 21:14 | Kapur në kamera

Kush e bën, e pëson. Ka një arsyeje sepse kjo është një nga thëniet e urta më të njohura, por që nuk vlerësohej sa duhet nga një i ri anglez, me shumë mundësi një hajdut që vërtet e pësoi ndërsa po tentonte të vidhte një automjet në Brandon të Britanisë së Madhe.   

I riu duket në pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë teksa i afrohet një makine të parkuar, dhe pas sigurohet se nuk po kalojnë automjete të tjera merr një gurë të rëndë dhe tenton të thyej xhamin, ndoshta për të marrë radion. Por këndi dhe forca e ushtruar ka qenë tërësisht e gabuar, dhe guri në vend që të përfundojë në sedijet e mjetit, iu drejtua pikërisht kokës (bosh) të hajdutit.

I çoroditur nga dështimi dhe nga dhembja, i riu braktis planin kriminal dhe largohet, por edhe aty nuk ka fat. Një rezident i zonës e sinjalizon tek forcat e rendit, që në pak kohë e pikasin duke e arrestuar. Nuk ishte e vështirë, i riu njihej qartësisht nga gunga.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani