Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Trajneri i Vllaznisë fton Eto’o dhe Solarin në Shkodër

Nga A2 CNN
10 Tetor 2019, 15:10 | Futboll
Trajneri i Vllaznisë fton Eto’o dhe Solarin në Shkodër

Start ëndrrash në kampionat, ku nga skuadër e rikthyer në elitë, Vllaznia e sheh veten në krye të Kategorisë Superiore.

Sikur të mos mjaftonte puna e shkëlqyer në fushë, trajneri Mirsad Jonuz po punon edhe për marketingun e klubit më të vjetër shqiptar në arenën e madhe të futbollit.

I pranishëm në një seminar në Doha të Katarit, drejtuesi i stolit kuqeblu u takua me personalitete të futbollit botëror. Mes tyre ishin edhe ish-ylli i Barcelonës dhe Interit, Samuel Eto’o, si edhe ish-lojtari i Realit të Madridit, Santiago Solari.

Të dy u ftuan të vizitojnë Shkodrën dhe Vllazninë, një propozim që u prit me dëshirë nga emrat e mëdhenj të futbollit, me detajet e vizitës që do të diskutohen sërish në të ardhmen.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli