Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Turqia sulmon kurdët, viktima mes civilëve, Pompeo: Nuk dhamë dritën jeshile

Nga A2 CNN
10 Tetor 2019, 12:20 | Bota
Turqia sulmon kurdët, viktima mes civilëve, Pompeo: Nuk dhamë

“Kjo është një sajesë. Shtetet e Bashkuara nuk i dhanë dritën jeshile Turqisë”. Me këtë fjalë Sekretari amerikan i Shtetit hodhi poshtë kritikat e ndërkombëtarëve, se vendimi i Donald Trump për të tërhequr trupat nga Siria, i hapi rrugën ofensivën kundër kurdëve nga ushtria turke.

Në një intervistë televizive, Mike Pompeo mbrojti vendimin e papritur të presidentit amerikan, duke shtuar se Turqia kishte të drejtën legjitime të shqetësohet për kërcënimin terrorist në kufirin e saj jugor, siç u shpreh. Në një deklaratë të mëherëshme, presidenti Tump, i cili ka kërcënuar të shkatërroje ekonominë turke, nëse vendi i tejkalon kufijtë, tha se Uashingtoni nuk e mbështet ofensivën, dhe e cilësoi atë një ide të keqe. Duke dashur të heqë përgjegjësinë nga vetja, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se turqit dhe kurdët kanë luftuar me njëri-tjetrin për shekuj dhe shtoi së luftëtarët kurdë nuk i kishin ndihmuar amerikanët gjatë Luftës së Dytë Botërore. 

“Siç e dini ata kanë luftuar me njëri-tjetrin për shekuj me radhë. Është një gjë që vazhdon prej kohësh. Ne ndërhymë në këtë betejë. Duhej të ishte vetëm për 30 ditë, por mbetëm atje për shumë vite”, deklaronte Trump.

Turqia nisi ofensivën në territorin e kontrolluar nga kurdët, aleatë të Shteteve të Bashkuara në Siri, por të cilët Ankaraja i konsideron si terroristë. Disa qyteza e fshatra u goditën nga sulmet ajrore dhe zjarri i artilerisë të mërkurën, duke detyruar shpërnguljen e mijëra qytetarëve. Kryqi i Kuq flet për të paktën 7 viktima, dy prej të cilëve fëmijë, ndërsa të paktën 19 te tjerë u plagosën rëndë. Sipas ushtrisë ishin shënjestruar 181 pozicione terroriste. 

“Forcat tona të armatosura dhe ushtria kombëtare siriane nisën operacionin “Pranvera e paqes” kundër forcave kurde dhe organizatave terroriste në veri të Sirisë. Qëllimi është të shfarosim korridorin e terroristëve që po implementohet në kufirin tonë jugor e për të sjellë paqe në rajon”, tha presidenti turk, Erdogan.

Forcat turke planifikojnë të krijojnë një zonë të sigurt, pa milici kurde, e cila do të shërbejë edhe për strehimin e refugjateve sirianë. Por kritikët thonë se operacioni mund të çojë drejt pastrimit etnik të popullsisë kurde dhe rimëkëmbjen e grupit terrorist të Shtetit Islamik. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani