Volej, Partizani drejt kualifikimit historik në Champions

Partizani në volejboll për femra ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në turin tjetër të Champions League. Kampionet e vendit arritën një fitore historike në debutimin e tyre në Kupat e Europës.

Partizani mundi me përmbysje 3 me 1 skuadrën boshnjake të Jedinsvo Bërçko. Kryeqytetaset u gjendën në disavantazh pas setit të pare, por më pas i gjithë takimi foli kampionet.

Partizani është i saktë në parket, shkëputet dhe fiton bindshëm setet e tjera. Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Bosnjë me vajzat e kuqe që mund të arrijnë kualifikimin edhe me një humbje në shifrat 3 me 2.

Shkarkoni aplikacionin e A2