Aksidenti i tmerrshëm i kampionit të Botës në boks

Kampioni i Botës në Boks për Peshat e Lehta, Errol Spence Jr shpëtoi për mrekulli në një aksident rrugor të tmerrshëm me makinën e tij Ferrari në rrugët e Dallasit. Kamerat e sigurisë filmuan makinën e boksierit të njohur të rrotullohej disa herë në ajër gjatë aksidentit që e la atë të plagosur rëndë.

Sipas postimeve të fundit të bëra në rrjetet sociale, boksieri dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit, pasi e kishte kaluar natën në një lokal.

Në komunikatën e policisë së Dallasit thuhet se mjeti u përplas me bordurat anësore të rrugës dhe për shkak të shpejtësisë së madhe u rrotullua disa herë, gjatë kësaj kohe makina nxorri dhe shoferin pasi ai nuk e kishte vendosur rripin e sigurisë.

Spence Jr u dërgua me urgjencë në spital dhe raportohet të jetë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Shkarkoni aplikacionin e A2