Dritare panoramike dhe King Kong, 165 mln $ rinovime te Empire State Building

Një prej godinave më të famshme të nju Jorkut, “Empire State Building”, i është nënshtruar rinovimit masiv, duke përmirësuar dukshëm pjesën e observatorit të panoramës së mrekullueshme që ofron qyteti amerikan.

Rinovimi ka kushtuar 165 milionë dollarë, por me më shumë se 4 milionë vizitorë të përvitshëm, 60% e të cilëve janë shtetas jo amerikanë, shuma do të rikthehet shpejt në arkat e godinës ikonë të “Mollës së Madhe”. Osbervatori është rrethuar me dritare panoramike, ndërsa i janë shtuar edhe atraksione të tjera si King Kong, duart e të cilit futen brenda në godinë.

Përveç “shtesave”, vizitorët do të përfitojnë edhe nga një ulje drastike e çmimit të biletës, nga 58$ në 38$.

Shkarkoni aplikacionin e A2