Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Fatmir Limaj letër KQZ, kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Nga A2 CNN
11 Tetor 2019, 14:25 | Kosova
Fatmir Limaj letër KQZ, kërkon rinumërimin e të gjitha

Nisma Socialdemokrate nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë dhe kërkon rinumërimin e të gjitha votave në shkallë vendi. Për të arsyetuar këtë, kryetari Fatmir Limaj i është drejtuar anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor me një letër zyrtare.

Ai shkruan se koalicioni i tij, evidentoi shumë parregullsi dhe shkelje flagrante gjatë zgjedhjeve.

Vendimin e KQZ-së për rinumërimin e pjesshëm e konsideron të pamjaftueshëm për të përmirësuar shtrembërimin e rezultatit dhe dëmin që iu është shkaktuar subjekteve politike.

Me rezultatin aktual, koalicioni Nisma-AKR dhe PD mbesin jashtë parlamentit të ri të Kosovës pasi nuk kalojnë pragun prej 5%.

A2 CNN Livestream

Dita jonë