Fushata turke në Siri, polemika për mbështetjen e dy lojtarëve të Serie A

Tensionet politike dhe ushtarake në Siri, ku ushtria turke po merr nën kontroll një pjesë të territorit të saj, po transferohen edhe futboll. Kanë bërë shumë për të diskutuar postimet e fundit të dy lojtarëve turq të Serisë A, që kanë mbështetur qartazi operacionin e urdhëruar nga Erdogan.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Juventusit Merih Demiral dhe për sulmuesin e Romës Cengiz Under.

Më i qarti ishte pikërisht mbrojtësi i Juventusit, që në postim shkruante “Turqia ka 911 kilometra kufi me Sirinë. Ky është një korridor terroristësh, PKK dhe YPG kanë vrarë 40 mijë persona, gra dhe fëmijë ndër të tjerët”, postim i shoqëruar nga një foto ku një ushtar turk ngushëllonte një vajzë në kufi.  

Postimi pati dhjetëra mijëra miratime, veçanërisht nga Turqia ose në komunitetet turke në Gjermani, por edhe shumë kritika të hapura, disa prej të cilave kërkojnë një ndërhyrje të ekipit të tij italian.

Ndërkohë, një koleg i tij në Kombëtare e ka shoqëruar në polemika, me një fotografi ku bën një gjest ushtarak, dhe flamuj turq që e shoqërojnë.  

Edhe këtu nuk munguan polemikat, ku kritika më e madhe ishte përdorimi i fanellës së Romës për objektiva politike.

Kjo nuk është hera e parë që lojtarë turq ose me origjinë turke mbështesin aksionet e Erdogan. Njëri prej mbështetësve më të mëdhenj, ylli i Kombëtares gjermane Mesut Ozil, e ka patur presidentin si dëshmitar në dasëm.

  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama për A2: Nuk do të biem në pesimizëm për negociatat
  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama për A2: Tani kanë hyrë në lojë të gjithë të mëdhenjtë
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Ka një barrikadë nga ana e Francës për të ndryshuar natyrën e procesit
  • LAJMI I FUNDIT | Rama në Bruksel: Ndarje nga Maqedonia? S’jemi në këto kushte
  • LAJMI I FUNDIT | Franca shuan optimizmin, Macron: Negociatat pas reformimit të BE