KPK shkarkon prokurorin e Tiranës, ishte kandidat për SPAK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës, Ndini Tavani, kandidat për SPAK.

Në seancën dëgjimore, KPK konstatoi probleme me justifikimin e disa pasurive të prokurorit.

Ai ka qenë pjesë e grupit hetimor që ka ndjekur vrasjen e bankierit Artan Santo. Po kështu, ai ka qenë prokuror edhe në çështjen e Bankës së Shqipërisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2