Lajme të këqija për Kosovën, Çekia mund Anglinë! Franca nuk toleron, një tjetër perlë e Ronaldos

Lajme të këqija nuk vijnë vetëm nga Turqia. Edhe në grupin A, ai i Kosovës, fitorja e befasishme e Republikës Ceke ndaj gjigantëve anglez  e bën më të komplikuar rrugëtimin e Dardanëve për EURO 2020.

Çekët fituan 2-1 falë golave të Brabec (11’) dhe Ondrasec (85’) në fund të takimit, me anglezët që kishin kaluar në avantazh me bomberin Harry Kane në fillim të ndeshjes (9’).   

Ronaldo, një perlë ndaj Luksemburgut

Në këtë mënyrë, Çekia arrin Anglinë në vendin e parë me 12 pikë, edhe pse me një ndeshje më shumë.

Kosova mbetet me 8 pikë, por shpresa nuk është e fikur për to. Mali i Zi dhe Bullgaria barazuan ndërkohë 0-0.

Në grupin B, Portugalia fiton 3-0 me Luksemburgun, ku spikati një gol vërtetë i bukur i Cristiano Ronaldo.  

Gjithsesi grupi kryesohet nga Ukraina që me fitoren 2-0 kundër Lituanisë shkon në16 pikë kundër 11 të luzitanëve.

Grupi H, ai i Shqipërisë, përtej fitores turke në minutat e fundit me Shqipërinë, pa edhe fitoren e jashtme të Francës në Islandë, me një penallti nga Giroud. Duhet sinjalizuar edhe një fitore e Andorrës, 1-0 kundër Moldavisë, diçka që do të mbahet mend gjatë nga Kombëtarja e re.  

Shkarkoni aplikacionin e A2