Maratona e Tiranës 2019, çfarë duhet të dini për një garë të suksesshme?

Një ngjarje që është bërë traditë në kryeqytet, Maratona e Tiranës rikthehet këtë të diel. Trajneri i atletes rekordmene Luiza Gega, Taulant Stërmasi dhe këshilla mjaft të vlefshme në “Dita Jonë” për të gjithë ata që do të garojnë në këtë maratonë.

“Në këtë maratonë vrapohet në 21 kilometra dhe në 10 kilometra. Në 10 kilometra vrapojnë dashamirësit e sportit dhe janë më amatorë, ndërsa 21 kilometërshin e bëjnë sportistë që kanë pasur seanca stërvitore. Duhet të paktën 3 seanca stërvitore në javë për të mbyllur maratonën. Për ata që do të bëjnë 21 kilometra duhet të kenë vrapuar të paktën 45 kilometra në javë. Nxemja para garës është mjaft e rëndësishme. Duhet të zgjohen muskujt. Duhen 4 apo 5 minuta të përgatisësh muskujt, pasi në të kundërt muskujt do t’iu bllokohen”, tha Stërmasi.

Trajneri ka edhe një këshillë të vlefshme: “Duhet të zgjoheni të paktën 3 orë para maratonës, në të kundërt nuk do të keni rendiment”.

  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama për A2: Nuk do të biem në pesimizëm për negociatat
  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama për A2: Tani kanë hyrë në lojë të gjithë të mëdhenjtë
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Ka një barrikadë nga ana e Francës për të ndryshuar natyrën e procesit
  • LAJMI I FUNDIT | Rama në Bruksel: Ndarje nga Maqedonia? S’jemi në këto kushte
  • LAJMI I FUNDIT | Franca shuan optimizmin, Macron: Negociatat pas reformimit të BE