Ndotja e Lumit Buna, Klosi: Kush ndot mjedisin rrezikon heqjen e lirisë

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi ka reaguar pasi Mali i Zi i ka dërguar një notë proteste Shqipërisë për ndotjet në lumin Buna.

Klosi ka theksuar se do të hetohet ky rast dhe shtoi se bashkitë nuk marrin përgjegjësi për ndotjen.

“Do të hetojmë rastin e ndotjes në lumin Buna. Bashkitë nuk marrin përgjegjësi për ndotjet. Për personat që ndotin mjedisin, nuk do të ketë vetëm gjoba, por rrezikojnë edhe heqjen e lirisë”, tha Klosi.

Shkarkoni aplikacionin e A2