Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Ofensiva në Siri, Kongresi amerikan plan për sanksione, përkeqësohet bilanci i viktimave

Nga A2 CNN
11 Tetor 2019, 18:21 | Bota
Ofensiva në Siri, Kongresi amerikan plan për sanksione,

Numri i viktimave po rritet ndërsa Turqia vazhdon me ofensivën ushtarake në zonat që kontrollohen nga kurdët në Veri të Sirisë. Të paktën 11 civilë kanë humbur jetën, ndërsa janë vrarë dhe dhjetëra luftëtarë të kurdëve dhe militantëve që luftojnë përkrah forcave turke.

Gjithashtu Ankaraja ka konfirmuar viktimën e parë mes ushtarëve të saj. Të plagosurit janë të shumtë, ashtu si edhe personat që largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të bombardimeve.

Ofensiva ushtarake nisi të mërkurën, dhe ka për qëllim, sipas presidentit Rexhep Taip Erdogan, që të spastrojë zonën veriore të Sirisë nga korridorit i terrorit dhe të krijojë një hapësirë të sigurtë për të zhvendosur 3.6 milionë refugjatë.

Republikanët në Kongresin Amerikan kanë njoftuar planin e tyre për të sanksionuar Turqinë, ndërsa presidenti Donald Trump ofroi të kryente rolin e ndërmjetësuesit.

https://a2news.com/2019/10/11/viktima-dhe-mijera-te-larguar-nga-banesat-nga-ofensiva-turke-ne-siri/

 “Kemi 2 opsione: të dërgojmë ushtrinë dhe t’i mposhtim të gjithë ose ta godasim financiarisht Turqinë. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me kurdët. Ose ne mund të ndërmjetësojmë”, deklaroi presidenti i SHBA.

Operacioni “Burimi i Paqes” u pasua nga reagime të ashpra nga komuniteti ndërkombëtar. Bashkimi Europian dhe shumë shtete të tjera i kërkuan Turqisë të ndalonte aksionin ushtarak. Por presidenti Erdogan iu përgjigj duke kërcënuar se do të lejonte një valë të re refugjatësh për në Europë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani