Shëndeti mendor, psikologia: Shtohen rastet e personave të prekur – A2

Shëndeti mendor, psikologia: Shtohen rastet e personave të prekur

Kushtet social-ekonomike, stresi i punës apo probleme të tjera të jetës së përditshme kanë ngritur alarmin e përkeqësimit të shëndetit mendor dhe shtimit të rasteve të personave që preken nga kjo sëmundje.

Rastet e shtuara kanë shtruar përpara ekspertëve të fushës sfidën për të parandaluar rastet e vetëvrasjeve, fenomen ky që po përsëritet gjithnjë dhe më shpesh. Këtë fakt e pohon edhe psikologia e Spitalit Psikiatrik të Elbasanit

“Në problematikat e shëndeti mendor ka shumë faktorë që mund të jenë jetësorë dhe e rëndojnë gjendjen e individit, rrethanat e tij dhe sjelljen që çon deri në shtrimin e tij në një spital psikiatrik. Tema kryesore që trajton shëndeti publik këtë vit është “Parandalimi i vetëvrasjes” dhe kjo vjen për një arsye pasi problematikat e shëndetit mendor sa vijnë dhe shtohen. Vëmendja duhet shtuar më shumë për shëndetin mendor dhe kujdesin në këtë aspekt”, u shpreh psikologia Adela Lamçe.

Por ai që është më shqetësues është fakti që një pjesë e të sëmurëve mendorë vijnë në dyert e spitaleve jo nëpërmjet kontrolleve dhe vizitave mjekësore, por nga Policia e Shtetit, çka tregon që kjo sëmundje nuk po trajtohet si duhet.