5 arsye pse koha e Kipchoge nuk është zyrtare dhe as rekord botëror

Eliud Kipchoge është shndërruar në njeriun e parë që përfundon një maratonë nën kufirin e 2 orëve, me një kohë 1 orë, 59 minuta e 40 sekonda. Kjo arritje do të thotë që atleti kenian ka vrapuar çdo 100 metra për 17 sekonda, gjatë 42 kilometrave të maratonës.

Por, pavarësisht vështirësisë që përfaqëson mbajtja e një ritmi të tillë, koha nuk do të regjistrohet nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF), pasi rekordet botërore duhet të realizohen nën disa kushte që sfida e Ineos nuk i plotësonte.

Më poshtë ju rendisim 5 arsyet pse koha e Kipchoges nuk do të bëjë pjesë në statistikat historike të atletikës:

– Është një garë jozyrtare, e pakontrolluar dhe e paorganizuar nga IAAF dhe as nga federata e vendit ku u zhvillua gara.

– Nuk ka të paktën 3 garues që kërkojnë fitoren.

– Itinerari nuk është i certifikuar dhe as i matur nga një organizëm zyrtar.

– Nuk ka kontroll antidoping, që është i detyrueshëm që një rekord të zyrtarizohet.

– Ishte i shoqëruar nga një makinë që i diktonte ritmin, përveç “lepujve” që bënin rotacion për këtë arsye.

Shkarkoni aplikacionin e A2