Anglezët nuk i besojnë syve, kanë më shumë se një shekull që nuk mundin Çekinë

Anglia humbi dje në Pragë me rezultatin 2-1, duke zhgënjyer tifozët që si gjithmonë e ndjekin të shumtë kudo që luan.

Por edhe pse niveli i lojtarëve në fushë dhe vlera e tyre në treg është totalisht në favor të djemve të Gareth Southgate, statistikat tregojnë diçka komplet ndryshe.  

Kjo sepse jo vetëm trajneri 49-vjeçar, por as gjyshërit e tij nuk mban mend një fitore të tillë.  Hera e fundit, edhe pse duket  e pabesueshme, ka qenë viti 1908.

Në atë kohë, Çekia nuk ishte një shtet i pavarur, por ende pjesë e Perandorisë Austro Hungareze, dhe anglezët fituan 4-0 me një përfaqësuese të ekipeve çeke.

Edhe pse janë përfaqësuese plot histori dhe që kanë marrë pjesë në shumicën e kampionateve botërore dhe europiane, Anglia dhe Çekia nuk janë ndeshur shpesh herë me sistemin vajtje – ardhje, dhe kur kjo ka ndodhur Çekia ka gjithmonë triumfuar në Pragë.

Shkarkoni aplikacionin e A2