Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Duket si kamion, por është një shtëpi luksoze me rrota

Nga A2 CNN
12 Tetor 2019, 10:09 | Lifestyle

Nga jashtë duket si një kamion i madh mallrash që bën rrugë të gjata, por në të vërtetë bëhet fjalë për një shtëpi luksoze me rrota, e ndërtuar vetëm për aventurë.

Kjo shtëpi është në pronësi të një familjeje australiane prej 8 anëtarësh dhe ka brenda lukse që nuk i gjen dot në një shtëpi normale.

Kamioni është ndërtuar nga SLRV Expedition Vehicles dhe ka dy kate. Ekipit që ka punuar për të u është dashur më shumë se një vit për ta ideuar dhe ndërtuar. Brenda ka një dhomë të madhe ndenjeje, tualet me dush, dhomë gjumi të madhe për prindërit dhe një dhomë tjetër gjumi për fëmijët.

Kjo shtëpi e lëvizzshme ka kushtuar 2 milionë dollarë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu