“El Pais” për Ermonela Jahon: Artiste e kompletuar

Ermonela Jaho, Alexander Vinogradov dhe Jorge de León

“Duket se me vetëm dy masa, sopranoja shqiptare Ermonela Jaho është në gjendje të na emocionojë. Ajo është një artiste e kompletuar, e cila të bën të dorëzohesh përpara pianisimo-ve të saj (akute) dhe besueshmërisë në regjistrin e ulët”.

Kështu shkruan gazeta prestigjioze spanjolle “El Pais” për sopranon shqiptare Ermonela Jaho, për të cilën thotë se “qëndron mbi të gjithë këngëtarët e tjerë, sidomos kur aftësitë e saj muzikore kombinohen me përbindëshin aktrues përbrenda saj”, pasi Ermonela Jaho interpretoi veprën e Puccinit, “Turandot”, në 20-vjetorin e rihapjes së teatrit “Liceu” në Barcelonë.

“Ajo e kontrollon këtë përbindësh gjithë kohës për t’ia ofruar shikuesit në shkëmbimin e parë. Kjo ishte arsyeja pse hyrja e saj e parë qiellore, në fillim të veprës, u vlerësua nga publiku. Kjo është arsyeja pse vdekja e saj, në aktin e tretë, ishte prekëse. Jaho është, pa dyshim, një nga ata zërat e shkëlqyer që hedhin magjinë e vetë mbi ajrin magjik që rrjedh në kutinë e bukur skenike të Liceu, një teatër që krenohet të kërkojë dhe tërheqë zërat më të mire ndërkombëtare të momentit. Mision i kryer”, lexohet në artikull.

Shkarkoni aplikacionin e A2