Euro 2020, kualifikohet Italia, Spanja nuk feston ende, Bosnja shpreson

Edhe e shtuna ka qenë një ditë ndeshjesh kualifikuese për Euro 2020, ku nuk kanë munguar golat dhe rezultatet që e kanë bërë të vështirë llogaritjen e pikëve në grupe.

Në grupin D, ndeshja më e rëndësishme ishte sfida midis Danimarkës dhe Zvicrës,  e fituar nga të parët me një gol të Poulssen në fund të një ndeshje të ekuilibruar. Duke përfituar nga barazimi i Irlandës në Gjeorgji ( 0-0), danezët mbërrijnë në krye të klasifikimit me 12 pikë, po aq sa irlandezët, me zviceranët me 8 pikë por me një ndeshje më pak që ende kanë shanse.    

Në grupin F, barazimi në sekondat e fundit të norvegjezit Joshua King me penallti zbeh festën e mundshme të Spanjës, e cila me fitoret e thjeshta të Rumanisë dhe Suedisë ndaj Faroe dhe Maltës sheh këto ekipe të afrohen sërish.

Në grupin J, Italia kualifikohet edhe zyrtarisht tashmë, me djemtë e Roberto Mancinit që me një fanellë të pazakontë jeshile dominojnë në Romë Greqinë, edhe pse golat konkretizohen në pjesën e dytë me një penallti të Jorginho dhe një gjuajtje të devijuar të Bernardeschit.

Mbrapa italianëve të pakapshëm situata në grup duket e ndërlikuar, me Bosnjën që shpartallojë në shtëpi Finlandën 4-1 dhe Armeninë që zhgënjeu me Lichtenstein (1-1), duke i dhënë një shans të artë për Pjanic dhe shokët e tij.

Shkarkoni aplikacionin e A2