Festa kombëtare e Spanjës, parashutisti ngec në shtyllën e ndriçimit gjatë paradës

Një parashutist hasi vështirësi të mëdha gjatë paradës ushtarake për festën kombëtare të Spanjës.

Duke bërë uljen e tij, pasi valëviti flamurin spanjoll, parashutisti u pengua nga një shtyllë rrugore ndriçimi.

Ky zhvillim tërhoqi vëmendjen e qindra pjesëmarrësve, përfshirë Mbretin Felipe. Monarku spanjoll drejtoi paradën ushtarake, në të cilën mori pjesë dhe kryeministri në detyrë, Pedro Sanchez.

Shkarkoni aplikacionin e A2