Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Flamuri shqiptar dhe kore pro Kosovës, tifozët serbë mësyjnë fushën në miqësore

Nga A2 CNN
12 Tetor 2019, 18:04 | Futboll

Miqësorja e klubit italian Brescia kundër serbëve të Vojvodinës, është shndërruar në një çështje mes shqiptarëve dhe serbëve, duke sjellë pezullimin e ndeshjes. Gjithçka kishte nisur mirë në testin miqësor që skuadra e drejtuar në fushë nga Mario Balotelli po zhvillonte kundër serbëve, ku të dy skuadrat kishin dalë në fushë me një fanellë ku shkruhej “Forca Sinisa”, për t’i dhënë mbështetje trajnerit serb të Bologna-s, Mihajlovic, i cili po lufton me leuçeminë.

Por, siç raporton “Gazzetta Dello Sport”, pas një tensioni fillestar në pjesën e parë, ku gjyqtari përjashtoi trajnerin e miqve dhe ky i fundit kërcënoi me tërheqjen e skuadrës, shfaqja e një flamuri shqiptar në cepin tjetër të fushës dhe koret e vazhdueshme pro Kosovës, kanë bërë që miqtë nga Serbia të mos përmbahen. Duke e konsideruar një provokim, tifozët e Vojvodinës kanë hyrë në fushë dhe i janë drejtuar pjesës së tifozëve vendas, por fatmirësisht përleshja është shmangur.

Megjithatë, ndeshja është ndërprerë pasi lojtarët e Brescia-s nuk kanë dashur më të zbresin në fushën e lojës.

https://youtu.be/QM51SoPPwlk

A2 CNN Livestream

Dita jonë