Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Kipchoge hyn në histori, njeriu i parë që përfundon maratonën nën 2 orë

Nga A2 CNN
12 Tetor 2019, 10:29 | Sporte të tjera

Eliud Kipchoge ka shkruar historinë. Atleti kenian, njeriu i zgjedhur nga Ineos për të përfunduar një maratonë nën kufirin e 2 orëve, ia ka dalë mbanë.

Në Prater të Vjenës, në një cirkuit të studiuar dhe krijuar për këtë rast, i vrapoi 42.195 km në 1 orë, 59 minuta dhe 40 sekonda.

Një arritje fantastike, e bërë e mundur edhe falë bashkëpunimit të 36 “lepujve” që e shoqëruan për t’i ruajtur një ritëm të lartë.

Duke qenë se ky rekord nuk është vendosur në garë, Federata Ndërkombëtare e Atletikës nuk e njeh, por konsiderohet gjithsesi arritje e madhe pasi vetëm disa vite më parë, të bëje maratonën për më pak se dy orë konsiderohej e pamundur.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani