Korporata e Investimeve, BB dhe ekspertët vendas, kritika draftit

Edhe pas përmirësimeve që qeveria i bëri projektligjit për Korporatën e Investimeve, ekspertët e huaj dhe ata vendas janë kritikë për mënyrën sesi do të funksionojë dhe impaktin që do të ketë. Fillimisht ishin zyrtarët e Bankës Botërore që pohuan se i kanë dërguar qeverisë vërejtjet e tyre.

Maryam Salim, përfaqësuese e BB për Shqipërinë

“Kemi një sërë shqetësimesh që ia  kemi komunikuar qeverisë në draftin e parë. Po kështu edhe FMN-ja, BERZH-i dhe partner të tjerë në BE e kanë bërë këtë. E dimë që BE ka rishikuar draftin e fundit dhe është e kënaqur me ndryshimet, ndërkohë që ne jemi ende në proces rishikimi të draftit të fundit dhe kuptojmë që qeveria po bën ndryshime në ligj”, deklaroi Maryam Salim, përfaqësuese e BB për Shqipërinë.

Ndërsa ekspertët vendas shkojnë më larg, duke e konsideruar një nismë të panevojshme.”

Eksperti për ekonominë, Zef Preçi

Po krijohet një mekanizëm i panevojshëm, për mos të thënë i dëmshëm. Do të bej të mundur që ato prona publike të mbetura të mund  të jepen kontribuuesve në fushata dhe politikanëve të ardhshëm” thotë i alarmuar eksperti për ekonominë, Zef Preçi.

Sipas draftit ligjor, i cili ka kaluar për shqyrtim në Komisionin e Ekonomisë, Korporata e Investimeve Shqiptare mund të marrë në pronësi pronat shtetërore dhe të bashkëfinancojë projekte investimi duke kontraktuar privatin.

  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama për A2: Nuk do të biem në pesimizëm për negociatat
  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama për A2: Tani kanë hyrë në lojë të gjithë të mëdhenjtë
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Ka një barrikadë nga ana e Francës për të ndryshuar natyrën e procesit
  • LAJMI I FUNDIT | Rama në Bruksel: Ndarje nga Maqedonia? S’jemi në këto kushte