Nobel për Peter Handke, BBC i bën jehonë kritikave në Shqipëri dhe Kosovë

Kritikave për çmimin Nobel për shkrimtarin austriak Peter Handke, i cili ndër të tjera ka mbrojtur figurën e Sllobodan Millosheviçit, u ka bërë jehonë edhe BBC.

“Ai është një figurë kontroverse për mbështetjen që u dha serbëve gjatë luftës së viteve ’90. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj shkroi në Twitter se çmimi ishte i turpshëm dhe i është dhënë një “mohuesi të genocidit”. Ndërsa kryeministri shqiptar Edi Rama u shpreh se kurrë nuk kishte menduar se do t’i vinte për të vjellë nga një Çmim Nobel”, lexohet në artikullin e BBC.

Më tej, i njëjti artikull sjell edhe reagimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe deklaratën e një të mbijetuari të masakrës së Srebrenicës.

“Një fans i Millosheviçit dhe mohues i genocidit fiton Çmimin Nobel në Letërsi… Kohë të bukura këto që po jetojmë”, thotë Emir Suljagiç.

Edhe në Bosnje e kanë konsideruar çmimin për 76-vjeçarin Handke si “skandaloz dhe të turpshëm”.

Shkarkoni aplikacionin e A2