Pasojat e tërmetit/ Manzë, familja Kurti nën çadër për të shkolluar fëmijët

Banesa e familjes Kurti në Manëz të Durrësit është e pabanueshme pas tërmetit të 21 shtatorit të këtij viti.

Për të mos rrezikuar jetën e 5 anëtarëve të kësaj familjeje, autoritetet lokale e strehuan familjen Kurti në ambientet e shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, që njihet edhe si Kavalishenca.

Por, nga ana tjetër nuk u mor asnjë masë që fëmijët e familjes të ndiqnin shkollën. Për këtë arsye, kryefamiljari Kurti u detyrua të rikthehej pranë banesës së shkatërruar dhe të fillojë jetën në çadër që të mundësojë shkollimin e fëmijëve.

E ndërsa shkollimin e fëmijëve po e zgjidh mes vështirësive të panumërta që nuk kanë nevojë për koment, Altini u bën apel institucioneve që të kujtohen për të, pasi jeta ka shkuar te kufijtë e të papërballueshmes.

Shkarkoni aplikacionin e A2