Përgjaket Nju Jorku, 4 të vdekur në klubin e shndërruar në kazino

Qyteti i Nju Jorkut është zgjuar me sirenat e policisë sot në mëngjes, pas një shkëmbim zjarri që la të vdekur 4 persona dhe të lënduar e të tjerë në një klub të Broolkyn.

Fillimisht u mendua për një konflikt mes bandash, por autoritetet tashmë besojnë se bëhet fjalë për një sherr tragjik mes lojtarësh pokeri.  

Trupat e viktimave ishin ende të mbuluar me letrat e bixhozit, kur u gjetën nga policia. Klubi me sa duket organizonte në një pjesë të saj private edhe disa turne ilegale pokeri.

Një masakër u shmang në Pelham ku u qëllua një kishë

“Ka një epidemi dhune me armë zjarri në qytet”, thotë ndërkohë kryebashkiaku Bill De Blasio, i cili po përjeton masakrën e dytë në një jave, ku disa ditë më parë një i pastrehë vrau 4 të tjerë.

Një tjetër tragjedi u shmang po sot në Pelham, të New Hampshire, ku një person filloi të shtinte me armë në një kishë protestante, por që mrekullisht u bllokua nga forcat e rendit para se të qëllonte te të pranishmit e shumtë.   

Shkarkoni aplikacionin e A2