Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Politikanët tanë flasin gjatë? Presidenti ukrainas thyen rekord

Nga A2 CNN
12 Tetor 2019, 08:36 | Bota
Politikanët tanë flasin gjatë? Presidenti ukrainas thyen rekord

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka vendosur një rekord të ri botëror për konferencën e shtypit më të gjatë të mbajtur ndonjëherë: plot 14 orë radhazi.

Zelensky e nisi “maratonën” në orën 10:00 dhe e mbylli pak pas mesnate.

Konferenca u zhvillua në Kiev, me qindra gazetarë që bënë pyetjet e tyre për kreun e shtetit ukrainas.

Sipas zëdhënëses së Volodymyr Zelensky, Iulia Mendel, ishin rreth 300 gazetarët e pranishëm në konferencë, të cilët i drejtuan Presidentit rreth 500 pyetje.

Rekordi i mëparshëm për konferencën më të gjatë mbahej nga Presindeti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, me 8 orë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë