Prisnin pyjet në Prespë, arrestohen 5 persona

Krimi Ekonomik, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, ka arrestuar 5 persona si dhe ka proceduar 5 të tjerë në gjendje të lirë për prerje të paligjshme të pyjeve.

Këta persona janë punonjës në administratën e zonave të mbrojtura në Korçë.

Mbi ta rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës si dhe e prerjes së paligjshme të pyjeve në zonën e Prespës.

Shkarkoni aplikacionin e A2