Reforma për personat me aftësi të kufizuar, OKB: Ligji ka probleme, shkelen të drejtat

Mungesa e shikimit nuk e ka penguar të njohë reformën që po zbatohet për pagesën e aftësisë së kufizuar. Jonid Ferhati është i verbër i kategorisë së parë dhe thotë se skema e re e vlerësimit është diskriminuese për ta.

“Shkalla e rëndë, është thënë tani, që duhet të ketë të humbur 96-100% të funksioneve jetësore, që do të thotë të jesh në gjendje kome. Me këtë lloj mënyre se si është hartuar kjo reformë mund të hyjë edhe një i verbër i grupit të p[arë edhe te kategoria e tretë, ndërsa personat e verbër që sot janë grupi i dytë mund të marrin pagesë të përgjysmuar, ose edhe fare”, thotë Ferhati. 

Ligji për aftësinë e kufizuar është kritikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në 25 pika, madje ajo rekomandon rishikimin. Ndërsa përfaqësues të personave me aftësi të kufizuar kërkojnë anulimin e tij.

“Synon në një lloj mënyrë shkurtimin e pagesave dhe shërbimeve, pavarësisht se shumë trumbetohet që do të ofrohen shërbime dhe pagesat do të zëvendësohen nga këto shërbime. Ne kërkojmë rishikimin, ose anulimin”, thotë Ardjan Hysa, nga Shoqata e të Verbërve.

Nga reforma preken 150 mijë persona me aftësi të kufizuar. Të gjithë do t’i nënshtrohen vlerësimit të një komisioni të posaçëm, ku në varësi të shkallës së aftësisë së kufizuar, do të behet edhe pagesa ndaj tyre dhe do të vlerësohet nevoja për kujdestarinë.

Shkarkoni aplikacionin e A2