Seanema Film Festival, produksionet ballkanike në Ulqin

Imagjinoni një kala të shekullit të 16 dhe mes mureve rrethues të saj të ndiqni një film po aq të vjetër. Një film i xhiruar në formatin e asaj kohe, një kronikë romantike apo lufte që atë kohë mund t’i shijonin vetëm sulltanët, perandorët apo mbretërit që urdhëronin këto xhirime.

E tillë ishte edhe atmosfera në një nga këtë fundjava të fundit të stinës së ngrohtë në Ulqin. Në kalanë e këtij qyteti, dhjetëra qytetarë ishin ulur për të shijuar filmat pa zë nën tingujt e muzikës, njëlloj si dikur.

Kjo ishte vetëm një nga mbrëmjet e veçanta të Seanema Film Festival, një festë e vërtetë e filmit ballkanik që organizohej në këtë qytet për të pestin vit radhazi.

Drita Llolla

Filma nga i gjithë Ballkani kishin mbërritur aty për t’i bërë jehonë artit të shtatë që dukej se prej më shumë se 20 viteve kishte qenë i pa zë në këtë vend. Gati tre breza shqiptarësh e malazezësh janë rritur pa magjinë e kinemasë.

Por, jo më. Drita Llolla është angazhuar ta zbehë këtë realitet me një përpjekje artistike që e ka nisur 5 vite më parë.

“Festivali i është një këmbëngulje pesëvjeçare për të rikthyer ato hapësira që dikur i kanë shërbyer interaksionit, sepse kinemaja është edhe një vjend ku njerëzit shkëmbejnë ide dhe bashkohen kultura të ndryshme. Pra jo vetëm  festivali, por edhe kinemaja është një domosdoshmëri për Ulqinin. Dikur qyteti ka patur 3 kinema, të hapura dhe të mbyllura. Është një sfidë ta rikthesh sot kinemanë, të rinjtë kërkojnë eksperiencën, veçanërisht me formatet digjitale të kohës”.

Shkarkoni aplikacionin e A2