Telefoni i parë afrikan, sfida e vendit që pothuajse “u zhduk”

Ndoshta lajmi nuk do të interesojë shumë fansat e duopolit Samsung- Apple, që presin në radhë për të blerë modelin më të ri, por lajmi i prodhimi të në smartphone mund të jetë një lajm i gëzueshëm për një kontinent të tërë.

Bëhet fjalë për modelet X dhe Z të Grupit Mara, i bazuar në kryeqytetin Kigali të Ruandës, në Afrikë.

Gjatë prezantimit të Mara Z dhe Mara X

Kompania afrikane që dëshiron të quhet “panafrikane” sepse synon të shtrijë prodhimin dhe shitjet në të gjithë kontinentin, ka prezantuar dy modele të ndryshme, Mara X me 16 Giga memorie do të shitet për rreth 118 euro, ndërsa modeli Z me 32 Giga do të shkojë deri në 170 euro.

Çmime të arsyeshme, duke menduar që sipas prodhuesve kemi të bëjmë me teknologji cilësore, dhe që 90% të pjesëve krijohet brenda kompanisë.

Pjesët e telefonit Mara prodhohen kryesisht në Ruanda

Vendi afrikan, që në fillimet e viteve ’90 të shekullit të kaluar ishte protagoniste e një prej masakrave më të mëdha të historisë, ku brenda pak ditësh u vranë barbarisht rreth 1 milion persona në luftën civile midis etnisë Hutu dhe Tutsi.

Kryeqyteti i Ruandës, Kigali, simboli një shteti që dëshiron të shndrrohet në model për kontinentin.

Sot vendi, siç thotë presidenti i tij Paul Kagame, synon të bëhet një pikë referimi në Afrikën Qendrore, duke punësuar specialistë vendas dhe veçanërisht gra të kualifikuara.

Shkarkoni aplikacionin e A2