Vrasja e Santiago Malkos, Gjykata lë në burg Elvis Gaçajn

Gjykata e Durrësit ka lënë në qeli Elvis Gaçajn, i arrestuar në Durrës pak ditë më parë.

Gaçaj do të qëndrojë në masën e “arrestit në burg” për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve luftarake”, ndërsa ishte i pari që e pësoi nga ndryshimi i Kodit Penal që ashpërsoi dënimet. Gjatë procesit gjyqësor Gaçaj nuk ka pranuar autorësinë e pistoletës me dy karikatorë të mbushur me fishekë, por kjo nuk ndikoi aspak tek gjyqtari i çështjes, për të vendosur lirimin e tij.

Bashkë me Gaçaj dje ka dalë para gjykatës së Durrësit dhe miku i tij Klajdi Driza, i cili është liruar nga qelia duke caktuar gjykata masën e detyrimit për tu paraqitur pranë policisë gjyqësore.

E lirë dhe pa masë ka qëndruar e dashura e Elvis Gaçaj, e cila ndodhej brenda në makinën tip BMW, kur policia ka ndërhyrë dhe ka kryer arestimin e tyre

Shkarkoni aplikacionin e A2