Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Brenda maleve me raketa të Iranit

Nga A2 CNN
13 Tetor 2019, 12:00 | Bota

Republika e Iranit, prej shumë vitesh, është konsideruar si një ndër vendet që sjell tensione në rajon. Dhe për këtë arsye ka krijuar dhe shumë miq. Për t’u mbrojtur nga këto armiqësi të afërta në distancë, por edhe të largëta Irani ka qenë gjithmonë në gatishmëri duke u armatosur me teknologji nga më të fundit ushtarake.

Imazhe të rralla vijnë nga disa tunele në Iran ku tregohen “qytete me raketa” të cilat janë groposur nën male dhe mbrohen nga një shtresë e madhe betoni. Qindra mijëra raketa janë gati për t’u përdorur në shtetin e Lindjes së Mesme nëse ndonjë nga armiqtë bën gabime. Fotot e mëposhtme janë të publikuara nga një zyrtar shumë i lartë i ushtrisë, të cilat më parë janë transmetuar dhe në televizionin shtetëror iranian.

Hyrja për në bazën Code 7500, e cila shtrihet në Khojir, është e fshehur nën një numër të madh rrugësh të ngushta që përshkojnë malin në krahinë. Gjenerali Hajizadeh tregon se nëse armiqtë gabojnë, bazat me raketa do të shpërthejnë si një vullkan nga thellësia e Tokës.

Fotot tregojnë se bazat janë të mirëfortifikuara dhe të afta të përballojnë sulme të ngjashme me raketa. Disa nga raketat që shfaqen i përkasin sistemit të mbrojtjes Qiam 1 dhe ato mund të udhëtojnë deri në 400 milje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë