Detaje nga ditët në burg të boksierit Mayweather

Boksieri miliarder Floyd Mayweather nuk e ka pasur jetën gjithmonë të lehtë nga ajo që shohim në postimet e fundit prej tij, ku shfaqet pothuajse gjithmonë duke pozuar para grumbujve të mëdhenj me dollarë apo me makina luksoze.

Kohët e fundit janë zbuluar disa detaje për ditët që ai kaloi në burg në vitin 2012, pasi u dënua për dhunë në familje. Sipas të dhënave të publikuara në Sports on Earth, Mayweather iu desh të paguante të burgosurit e tjerë për ta mbrojtur dhe hëngri Snickers për të përballuar ditët e tij pas hekurave.

Floyd u dënua me 90 ditë burg pasi u shpall fajtor për dhunë në familje pas akuzave nga ish e dashura e tij. Megjithëse u lirua 30 ditë më herë për sjellje të mirë, ai e ka përballuar me vështirësi këtë shkëputje 60 ditore nga stili i tij i jetesës.

Mes të tjerave dalin dhe disa nga ankesat që boksieri miliarder iu ka dërguar drejtuesve të burgjeve, ku ai shprehej se ishte e padrejtë që në një javë të qëndronte vetëm 5 orë në dhomën e ajrimit. “Mendja ime nuk është më e njëjta, Kam humbur peshë dhe jam i stresuar”, shkruhet në letrën e tij.

Raporti pretendon se Mayweather u përpoq të sigurojë një lirim më të hershëm sepse ushqimi në burg nuk ishte aq i mirë. Kampioni i pamposhtur raportohet se shmangte ushqimin në mencë, duke konsumuar një dietë të përbërë nga Snickers, noodles dhe mish viçi.

Sipas të dhënave, ndaj tij u mor një masë për kërcënimin e një roje dhe u dyshua se paguante para  për të burgosurit e tjerë për të marrë një trajtim më të mirë, duke përfshirë këtu dhe anëtarin e një bande latinësh që po gjykohej për vrasje.

  • LAJMI I FUNDIT | Arta Vorpsi, anëtare e Gjykatës Kushtetuese, betohet para noteres