Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Eliminatoret e Euro 2020, Shqipëria zbret në Moldavi, Reja kërkon reagim

Nga A2 CNN
13 Tetor 2019, 14:16 | Aktualitet
Eliminatoret e Euro 2020, Shqipëria zbret në Moldavi, Reja kërkon

Pas humbjes së pamerituar ndaj Turqisë, Kombëtarja Shqiptare u nis menjëherë drejt Moldavisë në kundër të takimit tjetër të eliminatoreve këtë të hënë. Kuqezinjtë zbritën në fushë mëngjesin e kësaj të diele ndërsa gjatë pasdites është programuar edhe stërvitja zyrtare.

Në letër, Shqipëria do të përballet me një kundërshtar të lehtë, teksa së fundi Moldavia është mundur nga Andorra. Mbetet për t’u parë gjendja fizike e futbollistëve kuqezinj pas 90 minutave intensive të luajtura 2 ditë më parë.

https://www.youtube.com/watch?v=Bg86yt3MRRk&feature=youtu.be

Me ëndrrën e kualifikimit që tashmë ka marrë fund, trajneri Reja pret reagim nga skuadra për të rritur moralin dhe për të treguar se performanca në Turqi nuk ishte një rastësi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli