Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Japonia nën ujë, rritet bilanci i viktimave nga tajfuni

Nga A2 CNN
13 Tetor 2019, 19:48 | Bota

Ka shkuar në 33 persona të vdekur dhe 16 të tjerë të zhdukur bilanci nga tajfuni “Hagibis” Japoni, i cili ka sjellë rrëshqitje masive të tokës e përmbytje të mëdha.

Mëngjesin e së dielës, stuhia u dobësua ndjeshëm, por sërish u raportuan përmbytje të mëdha në Nagona, në qendër të Japonisë. Lumi Chikuma doli nga shtrati duke përmbytur lagja të tëra, ndërsa uji në disa zona shkoi deri në katin e dytë të banesave.

Rreth 27 mijë trupa ushtarake dhe persona të tjerë të shpëtimit janë duke marrë pjesë në operacionet e shpëtimit, pasi rreth 376 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Më shumë se 800 fluturime janë anuluar në dy aeroportet e Tokios dhe është pezulluar transporti hekurudhor në shumë zona.

Kryeministri Shinzo Abe zhvilloi një mbledhje emergjente me këshillin e ministrave dhe kërkoi ndërhyrje të menjëhershme në zonat e përmbytura. Ai iu ofroi ngushëllimet e tij familjeve të viktimave dhe premtoi se qeveria do të bëjë gjithçka për të ruajtur jetën dhe pronën e qytetarëve.

Hagibis është tajfuni më i fortë i regjistruar gjatë kohëve të fundit në Japoni.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu