Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Maratona e Tiranës”, PD: Dështim! U bë për të tërhequr vëmendjen nga skandalet

Nga A2 CNN
13 Tetor 2019, 13:58 | Politikë
“Maratona e Tiranës”, PD: Dështim! U bë për

Partia Demokratike e ka konsideruar një dështim “Maratonën e Tiranës” e organizuar nga Bashkia e Tiranës.

Sipas zëdhënëses së kësaj partie, Ina Zhupa ky organizim i bashkisë, ashtu edhe siç do vit u bë për të tërhequr vëmendjen nga skandalet. Ajo shton se qyteti u bllokua totalisht për më pak se 1000 vrapues duke paralizuar jetën në kryeqytetin shqiptar.

Zëdhënësja e demokratëve gjithashtu postoi dhe videon e disa pjesëmarrësve në maratonë që sipas saj vraponin për kauzën e mungesës së ujit të pijshëm.

Postimi i plotë i Ina Zhupës

"Maratona e Tiranës, dështimi i rradhës i organizuar nga Veliaj, si nje formë për të hequr vëmendjen nga skandalet! Qyteti i bllokuar totalisht për më pak se 1000 vrapues. Paralizim total i jetës në Tiranë përfshirë dhe hyrje daljet ne park qe eshte i vetmi vend argetimi per qytetin. Një shfaqje për tu dukur perëndimor, ndërkohë që sot shpallej vendimi për të dënuar banorët e unazës, si në diktatura sepse protestojnë për shtëpitë e tyre kundër një projekti korruptiv. Megjithatë qytetarët kanë zgjedhur një kauzë më të madhe për tju përgjigjur maratonës, protestojnë për mungesën e ujit: Tirana do ujë".

A2 CNN Livestream

Dita jonë