Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rilind Bottas në Japoni, Mercedez kampion për konstruktorë

Nga A2 CNN
13 Tetor 2019, 10:46 | Sporte të tjera

Valtteri Bottas ka fituar Çmimin e Madh të Formula 1 në Japoni, duke shënuar suksesin e tij të tretë në këtë sezon. Finlandezi bëri një nisje të mrekullueshme dhe përfitoi nga ngatërresa e dyfishtë e pilotëve të Ferrarit për të marrë këtë fitore kaq të rëndësishme që i mungonte prej 12 garash.

Vendi i tretë i Hamilton në këtë garë i tha Mercedezit titullin e gjashtë radhazi për konstruktorë. Vettel mbrojti vendin e dytë dhe Leclerc e mbylli garën i gjashti.

Për Bottas, kjo ishte e diela e hakmarrjes, finlandezi gjeti në fund të kësaj gare suksesin që i mungonte që prej Çmimit të Madh të Azerbajxhanit.  

Lewis, nga ana tjetër u mjaftua me një vend të tretë duke iu gëzuar fitores së shokut të skuadrës. Një rezultat ky që zgjatë për pak kohë pritjen për fitoren e Botërorit, ku renditet i pari me 64 pikë më shumë nga vendi i dytë, në 4 gara para përfundimit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë