Rindërtimi i Piramidës, kryeministri publikon projektin në 3D

Kryeministri Edi Rama e ka nisur të dielën me një postim në rrjetet sociale, ku shfaqet projekti i miratuar së fundmi, për rindërtimin e Piramidës.

Sipas kryeministrit Rama, projekti i Rilindjes së Piramidës, përveçse një qendre rinore për teknologjinë do e kthejë zonën tërheqëse për të gjitha moshat.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

“Dhe me projektin e Rilindjes së Piramidës, e cila pas 30 vjetësh agoni, do të kthehet në një tjetër kryevepër të zhvillimit urban, që do të përhapë kudo nëpër botë lajmin e radhës për Tiranën e për Shqipërinë moderne që duam, duke u bërë pikëtakimi i ri i më të rinjve me të ardhmen përmes “Qendrës Rinore për Teknologjitë Krijuese”, si edhe një tjetër zonë tërheqëse për të gjitha moshat, ju uroj një të dielë të bukur!”

Shkarkoni aplikacionin e A2