Shembet hoteli “Hard Rock”, raportohen viktima – A2

Shembet hoteli “Hard Rock”, raportohen viktima

Shembja e hotelit legjendar “Hard Rock”, iu mori jetën 2 personave dhe plagosi 20 të tjerë në qytetin e New Orleans. Ngjarja e rëndë ndodhi ndërsa disa vinça të mëdhenj po punonin për restaurimin e hotelit për të cilin kishte nisur një punë kolosale.

Pjesë të mëdha nga hoteli u shkëputën duke shembur plotësisht disa kate të ndërtesës 18-katëshe. Deri tani nga autoritetet konfirmohen 2 viktima, 20 të plagosur dhe 1 person është shpallur i humbur.

Sipas raportimeve, në momentin e ngjarjes në hotel kanë qenë duke punuar 45 persona. Ekipet e shpëtimit kanë nisur menjëherë punën për gjetjen e personit të shpallur të humbur.

  • LAJMI I FUNDIT | Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë
  • LAJMI I FUNDIT | Sipas IGJEUM, magnituda është 4.8 e shkallës Rihter
  • LAJMI I FUNDIT | Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë