Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Terror mbi inspektorët e mjedisit në Bulqizë, kërcënohen me armë

Nga A2 CNN
13 Tetor 2019, 22:29 | Kronikë
Terror mbi inspektorët e mjedisit në Bulqizë,

Një tjetër përplasje mes inspektorëve të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit ka ndodhur mbrëmjen e të dielës në masivin pyjor të Kaptinës së Martaneshit në Bulqizë.

Grupi i inspektorëve, që kishte ngritur një pikë kontrolli në rrugën Bulqizë-Tiranë, pasi kanë ndaluar një kamion me lëndë drusore dhe do bënin sekuestrimin e tij, persona të paidentifikuar, me dy mjet fuoristradë dhe të armatosur, janë afruar duke i kërcënuar inspektorët. Kërcënimi me armë zjarri është bërë teksa inspektorët kishin ndaluar kamionin që po transportonte lëndë drusore.

Inspektorët kanë lajmëruar policinë e Bulqizës, e cila mësohet se ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave që kërcënuan inspektorët.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli