Bie “knockout”, boksieri amerikan në koma

Një boksier amerikan është në gjendje kritike për jetën pasi ra “knockout” gjatë një ndeshjeje të zhvilluar mbrëmjen e së shtunës.

Patrick Day ra në tapet pa ndjenja në raundin e 10 pas dy grushtave të njëpasnjëshëm të Charles Conëell.

27-vjeçari mori ndihmën e parë në ring dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku tashmë është në gjendje kome dhe po lufton për jetën.

Shkarkoni aplikacionin e A2